LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon 22 kilogram drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia konfiskon 22 kilogram drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, meqë njëjtit janë kapur me 22 kilogram kanabis, dhe ka sekuestruar këtë lëndë narkotike. Fatjon Zykaj, 30 vjecar, dhe Pajtim Basho, 50 vjecar, janë personat që kanë poseduar drogën, të cilën sot policia e ka sekuestruar në makinën dhe banesat e të dyshuarve.

“Duke udhëtuar në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, në drejtim të Selenicës, me automjetin tip “Audi A-3” me targë: Vl5011C, në pronësi të shtetasit: Fatjon Zykaj, janë kapur në flagrancë në ndjekie nga Policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë prej thurje).

vlore droga


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 3-katëshe të shtetasit: Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 820 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në katin e 2-të të kësaj banese).

vlore droga1

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Pajtim Basho, në Bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (futur në një çantë sportive dhe fshehur në një kuti kartoni)”, thuhet në njoftimin e policisë.

vlore droga2

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 kilogram e 320 gram lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”, një automjet të tipit “Audi A-3”me targa VL5011C, dhe tre telefonë mobil.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori