LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Njësiti i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas njoftimit të Policisë personi në fjalë kërkohet për vjedhje.


“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka njoftuar Policia e Kosovës.