Njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas Policisë së Kosovës e dyshuara që është paraqitur në fotografi kërkohet për përfshirje veprën "Vjedhje".


Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj duhet të kontaktoni në numrin e telefonit: 192.

454630913 800661528940774 1359213105074288410 n

454814998 800661575607436 7471249221066904856 n