LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave – kërkohen për tentim vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave – kërkohen për tentim vjedhje

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për tentim vjedhje.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve teksa ka njoftuar se të njëjtit dyshohet se në shtator të vitit të kaluar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në zyrat e një marketi në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e policisë.


“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast tentim vjedhje që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë”.

Qytetarët janë udhëzuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre të kontaktojë policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori