LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia e Kosovës ka dalë me një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi, i cili është me nevoja të veçanta.

Në njoftimi e policisë thuhet se me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi.

“ I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.


“Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit  të shtetit  lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin  e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail info@kosovopolice.com si dhe në stacionin më të afërt policor.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori