LAJMI I FUNDIT:

Policia ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Policia ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se përveç të dyshuarit, është arrestuar edhe një person tjetër për ndihmë kryerësit të veprës.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 01.09.2021-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare ndërsa i dyshuari tjetër i ka dhënë ndihëm kryesit të veprës”, thuhet në raport.


Policia identifikon burrin që ushtroi dhunë ndaj tri vajzave në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia identifikon burrin që ushtroi dhunë ndaj tri vajzave në Prishtinë

Me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, kamerat e sigurisë gjatë ditës së mërkurë kanë kapur rast të sulmit fizik të një burri ndaj tri vajzave në Prishtinë.

Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike. /Telegrafi/