LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për drogën e konfiskuar në Merdare (Foto)

Policia jep detaje për drogën e konfiskuar në Merdare (Foto)

Policia e Kosovës, ka konfirmuar informatën e publikuar sonte nga Telegrafi, për konfiskimin e një sasie prej 27 kg substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, substanca narkotike është gjetur në një veturë, kurse dy të dyshuar për trafikim me substancë narotike janë arrestuar.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, pas angazhimeve të vazhdueshme në rrugë hetimore dhe operative, në bashkëpunim me njësitet relevante, sonte pasdite me datë 28.03.2018, në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi, gjatë realizimit të një operacioni policor ka ndaluar një veturë të dyshimtë dhe pas kontrollit të detajuar me njësitet kompetente dhe atyre doganore, ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsideruesheme të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Zbulohen 20 kilogramë drogë në Merdare (Video)
Lexo po ashtu Zbulohen 20 kilogramë drogë në Merdare (Video)

“Sasia e drogës do të saktësohet pas matjes përfundimtare, megjithatë sipas vlerësimeve fillestare aty gjendet sasi rreth 27 kg drogë të konfiskuar.  Dy persona të dyshuar se janë të involvuar në rast janë arrestuar nga Policia dhe veprime tjera bazuar në procedura ligjore janë në proces”.

Në njoftim thuhet se “Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negativ në vend dhe në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër trafikimit me substanca narkotike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori