Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e tre personave të dyshuar për marrje ryshfeti, ku njëri ndër policët ishte kryeinspektor, ndërsa tjetri ishte zyrtar policor.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kishte filluar hetimet në tetor të vitit 2019, ndërsa operacioni u krye sot me sukses në Prishtinë dhe Kaçanik, ku u arrestuan dy zyrtarë policor dhe një qytetar.
“Me datën 6 shkurt 2020 Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve të filluara që nga muaji tetor i vitit 2019, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë dhe në Kaçanik, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, përsonat e dyshuar janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘ushtrim i ndikimit’, duke përvetësuar para të gatshme në vlera të ndryshme.
“Lidhur me rastin janë arrestuar: A. M. m/sh/k kryeinspektor në ARC – MPB, S. Xh. m/sh/k zyrtar policor në DHKEK, L. B. m/sh/k qytetar nga Kaçaniku. Policia e Kosovës lidhur me këtë operacion policor, bazuar në autorizimin e prokurorisë kompetente, me datën 5 shkurt 2020 ka njoftuar dhe ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë policorë. Vlen të potencohet se njëri nga zyrtarët policorë (L. M.) i arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka qenë i dyshuar edhe në rastin të cilin Policia e Kosovës e ka realizuar sot, përderisa zyrtari tjetër (L. O.) po ashtu i arrestuar mbrëmë nga IPK ka qenë i dyshuar për shkelje administrative si dhe nën masën e planifikuar për suspendim”, thuhet tutje në njoftim.
“Gjatë këtij operacioni policor të realizuar sot janë kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet e punës së personave të dyshuar, si dhe në lokacionet e banimit të tyre ku janë konfiskuar prova materiale si dëshmi për rastin”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa