Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen që ndodhi të dielën në Vitomiricë të Pejës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve”, thuhet në raportin e policisë.


Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/