LAJMI I FUNDIT:

​Policia jep detaje për sekuestrimin e rreth 93 kg marihuanë

​Policia jep detaje për sekuestrimin e rreth 93 kg marihuanë

Policia e Kosovës konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prizren, bazuar në informacionet e pranuara dhe punës operative disa mujore në teren, ka zbatuar planin operativ të koduar “Dardha”.

Në fshatin Tupec – Prizren, është ndaluar një automjet i tipit Mercedes, me targa vendore, me drejtues mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në tentativë për tu arratisur në këmbë, është arrestuar nga zyrtarët policor.

Sipas Policisë, pas arrestimit të të dyshuarit të lartëcekur është bërë kontrollimi i automjetit me ç’rast janë vërejtur disa thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.


“Në vazhdën e zhvillimit të këtij operacioni policor është bërë dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se me një automjet të tipit Audi me targa të Shqipërisë i ka siguruar rrugën për lëvizje të dyshuarit të parë i cili po lëvizte me automjetin me narkotik”, thuhet në njoftim.

Policia kap mbi 90 kilogramë drogë, Sveçla: Do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal
Lexo po ashtu Policia kap mbi 90 kilogramë drogë, Sveçla: Do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal

Gjatë zhvillimit të procedurave lidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar:

Njëqind e tetëdhjetë e një (181) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë 93 kilogram e 249 gram.

• Një peshore.

• Gjashtëqind e njëzet e dy (622) euro.

• Gjashtëmijë e shtatëqind (6700) lekë të Shqipërisë.

• Dhe dy automjetet e përfshira në rast.

“Pas marrjes së urdhrit verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe depoja e cila ishte nën shfrytëzim të personave të dyshuar, ku dhe janë vërejtur mallra të ndryshme që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Me këtë rast janë njoftuar zyrtarët kompetent nga Dogana e Kosovës të cilët janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme.

Lidhur me rastin poashtu është konfiskuar edhe një automjet tjetër i tipit Mercedes me targa të Shqipërisë, i cili ishte në afërsi të depos, nën shfrytëzim të personave të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njofitm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori