Gjatë një aksioni antidrogë në Kremestak – Zveçan janë sekuestruar marihuanë dhe bimë të kanabisit që kapin vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro.
Rreth orës 11:00, në asistim të antidrogës (DHTN) të Mitrovicës Jugu dhe njësive të patrullës nga Stacioni policor Veriu dhe Zveçani është planifikuar dhe realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë në lokacionin në fjalë.
Me të arritur në lokacion policia ka konstatuar se shtëpia i kishte dyert e mbyllura dhe dritaret e mbuluara. Gjatë realizimit të planit taktik policor dhe qasjes për kontroll brenda janë hasur katër persona të dyshuar të cilët kanë tentuar që të ikin dhe të fshihen nga Policia e Kosovës.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar dhe identifikuar katër serbë, njëri shtetas i Kosovs dhe tre shtetas të Serbisë. Të arrestuarit janë: L. S. (1992); L.S. (shtetas i Serbisë, 1995), B. D. (shtetas i Serbisë 1997) dhe M.A. (shtetas i Serbisë, 1966).
Gjatë kontrollit në brendi të shtëpisë; në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg, transmeton Telegrafi.
Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar dhe kanë dal njësia krim teknikes së rajonit policor Mitrovicë Veri, Antidroga (DHTN) – Sektori Qendror, DHTN-Gjilan dhe nga Drejtoria e Krim teknikes.
Nga kompetentët janë konfiskuar 15 kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuanë e gatshme për treg, 808 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg, 1531 bimë të reja të dyshuara si kanabis, 6 telefona mobilë, 150 euro- para të gatshme, 5 palë gërshërë, sistem i ventilimit, 164 drita ndriçimi për kultivim, 124 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3000 saksi për kultivim.
Deri në tërheqjen e plotë të dëshmive njësitet relevante nga stacioni policor Zveçan mbesin në lokacion, përderisa rasti mbetet nën hetime të mëtejme nga antidroga e Policisë së Mitrovicës Veri.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dërgohen në ndalim për 48 orë.
Sasia e sekuestruar e marihuanës dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450.000 euro.
Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikëve në Kosovë dhe Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Do të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vullnetarisht
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën
U vodhën gjësende në vlerë 5 mijë euro derisa familja ishte në dasëm, flet avokati Bajraktari
I jepet lamtumira e fundit Hajdin Berishës
Revista argjentinase: Shqipëria e natyrës së egër dhe deteve të kristalta
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve