Një person është arrestuar në Pejë, pasi tek i njëjti policia ka gjetur një qese të vogël me kokainë.

Arrestimi i tij është bërë të martën rreth orës 02:20, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.


“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi qe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

371131502 148601261625614 6472566931574838582 n