LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat ushtarake

Policia gjermane heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat ushtarake

Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi dronët u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari.

Në sfondin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të përjashtohej që instalimet ushtarake gjermane dhe kompanitë e mbrojtjes po spiunoheshin nga dronët, tha Zyra Shtetërore e Hetimit të Krimeve të Bavarisë.

Incidenti i fundit ndodhi vonë të dielën kur një dron u pa mbi një bazë ushtarake pranë Manching, tha policia, duke iu referuar një objekti të gjerë ku forcat gjermane testojnë aeroplanë të rinj me pilot dhe pa pilot, transmeton Telegrafi.


Dronët u panë mbi bazën pranë Manching në tre ditë në dhjetor, thuhet në deklaratë. Një tjetër fluturim i paautorizuar ndodhi po atë muaj mbi një instalim ushtarak në Neuburg an der Donau.

Policia federale e Gjermanisë paralajmëroi kompanitë në dhjetor, se mund të ketë diversantë rusë mes punonjësve dhe kontraktorëve të tyre. Rusia i ka mohuar këto akuza.

Hetuesit vunë në dukje një seri fluturimesh të paautorizuara me dron në vende, duke përfshirë objektet ushtarake, terminalet e LNG-së dhe naftës, portet detare dhe kompanitë logjistike si shembuj të sabotimeve të dyshuara nga aktorët shtetërorë rusë në muajt e fundit.

Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, tha muajin e kaluar se aktet e sabotimit të Rusisë kundër objektivave perëndimore, mund ta shtyjnë NATO-n të konsiderojë thirrjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të nenit 5 të aleancës.

Sipas nenit, nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës janë të detyruar ta ndihmojnë atë të përgjigjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori