Policia i gjen 32 qese me marihuanë, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “1 tetori” në Prishtinë, dje rreth orës 14:15 ka arrestuar një person.
I njëjti është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 32 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































