10 javë nga aksioni policor në Luboten për sekuestrimin e duhanit, akoma nuk është ngritur asnjë kallëzim penal. Nga Policia Financiare thonë se procedura para hetimore ende vazhdon për veprën penale: “Kontrabandë, mashtrim doganor dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.
Nga drejtoria e Arafat Muharremit, përmes një përgjigje me shkrim thanë për Alsat se akoma nuk kanë marrë raportet nga ekspertiza e forenzikës digjitale për të dhënat nga pajisjet e konfiskuara kompjuterike të firmave të bastisura dhe nga celularët e banorëve.
“Kallëzime penale nuk janë ngritur pasi që ende vazhdon procedura para hetimore. Pas përfundimit të procedurës dhe pasi të marrim rezultatet e ekspertizës forenzikës digjitale, në konsultim me prokurorin publik kompetent, do të ngritët kallëzimi adekuat penal kundër personave të përfshirë, të cilët kanë kryer krim financiar”, njoftojnë nga Policia Financiare.
Për duhanin e kontrabanduar dyshohej se nuk ka qenë i futur vetëm përmes brezit të gjelbër kufitar, por edhe përmes pikave doganore. Nga Drejtoria e Doganave vazhdojnë të mbajnë pezull dyshimin nëse dikush nga doganierët kanë ndihmuar gjatë importit të duhanit në Luboten. Përveç krimit financiar dhe mashtrimeve doganore, për veprën keqpërdorim të detyrës zyrtare hetohen edhe zyrtarë të disa institucioneve që dyshohen se janë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.
“Ne kemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet e policisë financiare, duke këmbyer informacione me qëllim të mbledhjes së dëshmive për hetimin e kontrabandimit të duhanit në Luboten. Ne nuk kemi kompetent të japim detaje se kush nga zyrtarët dyshohet në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
Nga Policia Financiare patën deklaruar se target i këtij aksioni janë zbulimi i rrjetit të kompanive, të cilat me duhanin e llojit “Virxhinia” të futur ilegalisht në tregun e vendit pa u paguar banderolat e akcizës, buxhetin e shtetit e kanë dëmtuar për 7.5 milion euro. Një ditë pas aksionit në Luboten, në një operacion të zhvilluar për zbulimin e rrjetit të kontrabandës më duhan u bastisën 5 kompani.
Duhani i papërpunuar, paketimet e tyre dhe makineritë e konfiskuara nga aksioni i 25 qershorit vazhdon të mbetet në depot e Kazermës Gjorçe Petrov. Gjatë bastisjes u konfiskuan 14 ton duhan, për të cilin u konstatua se 95% ishte i kontrabanduar nga jashtë prej trafikantëve fizik dhe juridik, ndërsa pjesa tjetër ishte duhan i kultivuar nga lubotenasit. Banorët thonë se jo vetëm që nuk iu është kthyer duhani i tyre, por nuk kanë asnjë njoftim se kush e organizoi kontrabandën nga jashtë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët