LAJMI I FUNDIT:

Policia financiare të hënën do të hyjë në qytetin e Shkupit

Policia financiare të hënën do të hyjë në qytetin e Shkupit

Policia financiare të hënën ka hyrë në qytetin e Shkupit në lidhje me blerjen e dekoratave për Vitin e Ri të kryeqytetit.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.

Pas komenteve në opinion për dekorimin e Vitit të Ri në Shkup dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacione se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe pazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret si të gjitha thirrjet e tjera publike.


“Kjo është thënë disa herë deri më tani, është shpjeguar në detaje dhe është paraqitur në mënyrë transparente për publikun. Prandaj, çdo “lajm” tjetër është tentativë për manipulim, sensacion dhe spekulim”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në ndërkohë, ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares Arsovska. Sipas tij, Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë dhe sugjeron që në pranverë të ketë zgjedhje për Shkupin. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori