LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon kontrabandë me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon kontrabandë me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës njofton se gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

Rasti i parë ishte në fshatin Muqibabë ku një veturë po vinte nga territori i Serbisë për në Kosovë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I. J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.


Derisa rasti i dytë ishte po ashtu në fshatin Muqibabë, ku policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M. S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori