Policia e Kosovës ka marr sot donacion 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të donacionit prej 7 dronëve mori pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj.
Drejtori Hoxha tha se SHBA-të janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës, ndërsa tha se ky donacion është tejet i çmueshëm dhe ndër të tjera do të përdoret për monitorimin edhe të kufijve të Kosovës.
“Në lidhje me donacionet që po pranojmë sot, është një donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm i cili do të ndikojë pozitivisht një ngritjen e kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, si në protesta, koncerte, manifestime publike, monitorimin e kufijve të Kosovës si dhe në operacione tjera të hetimit që policia do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha, raporton Telegrafi.
Drejtori i Policisë tha se ky donacion janë dronë dhe pajisje të cilat janë përzgjedhur dhe selektuar nga ekspertët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me ekspertët amerikanë”, tha drejtori i policisë, raporton Telegrafi.
Ai tha se këto pajisje do të përdoren vetëm me qëllime të ligjshme, në shërbim të qytetarëve për të garantuar jetë të sigurt dhe qetë brenda territorit të Kosovës.
Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se sot po zyrtarizojnë donacionin e qeverisë amerikane për Policinë e Kosovës të 7 sistemeve të fluturakeve pa pilotë.
Ai tha se duke marr parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuar që janë në rajon këto sisteme të fluturakeve pa pilotë do të jenë burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit për të luftuar këto veprimtari kriminale të cilat siç tha zhvillohen përmes tokës dhe ajrit.
“Këto pajisje do të sigurojnë mbikëqyrje dhe ofrojnë mbështetjen taktike dhe siguri të perimetrit për misionet policore…. Mund të monitorohen zona të ndjeshme të aktiviteteve tjera të paligjshme të kontrabandës”, tha ai.
Sipas tij, dronë po ashtu mund të ndihmojnë në mbledhjen e dëshmive përmes regjistrimit të pamjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania