Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
“Personi i dyshuar kërkohen për Vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































