Gjendja e sigurisë në veri të vendit është shumë më e mirë krahasuar me vitet e kaluara. Atje Policia e Kosovës ka arritur që në masë të madhe të shkatërrojë bandat kriminale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se në pjesën veriore Policia e Kosovës po vepron dhe punon pa asnjë problem derisa edhe bashkëpunimi me qytetarët e atjeshëm është shumë më i mirë krahasuar me vitet e kaluara.
“Unë mendoj që nëse flasim për sukses të policisë së Kosovës dhe i referohemi pjesës veriore të vendit mund të them që suksesi është që në veri policia punon dhe kryen punën policore pa asnjë problem. Gjendja e sigurisë është më e mirë në krahasim me vjetët e kaluara. Qytetarët kanë filluar t’i besojnë policisë së Kosovë më shumë në pjesën veriore se sa viteve e kaluara dhe ka filluar një bashkëpunim më i madh ndërmjet qytetarëve dhe policisë së vendit edhe në pjesën veriore”, tha Qalaj për Ekonomia Online.
“Ne do të veprojmë çdoherë aty ku ka nevojë që të bëjmë arrestimin e të dyshuarave dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë pavarësisht se ku veprojnë dhe jetojnë. Policia ka arritur që të shkatërrojë mjaftë grupe kriminale në mbarë vendin edhe në pjesën veriore dhe policia e Kosovës do të punojë që t’i trajtojë njëjtë të gjithë”.
Qalaj ka folur edhe për statistikat e përgjithshme të rasteve të ndryshme kriminale të cilat krahasuar me vitet e kaluara kanë pasur rënie të dukshme.
“Mund të them që në fillim të çdo viti edhe institucioni i ynë harton objektivat për vitin e ardhshëm, mund të them që ka qenë qëllimi i yni që të kemi reduktim të rasteve në masën 5 për qind dhe rritje të zbulueshmërisë së rasteve në nivel vendi. Mund të them që këto parametra janë tejkaluar disa herë. Mund të them që numri i rasteve të paraqitura në Policinë e Kosovë nga 1 janari i 2019 deri më 23 dhjetor të 2019 ka shënuar një rënie prej -9.04 për qind ndërsa numri i veprave penale të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore deri më 23 dhjetor është -16.21 për qind”.
“Mund të them që është inkurajuese sidomos rënia e veprave penale kundër pasurisë, mund të them që këtë vit kemi një numër rekord të rënieve. Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje -23.2 për qind, numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, numri i grabitjeve ka shënuar ulje – 41.7 për qind pastaj kemi pasur një numër në rënie mjaftë të rasteve që kanë ndodhur në objektet e trashëgimisë kulturore fetare -13.25 për qind dhe kemi pasur shumë më pak raste ndëretnike, raste ku të dyshuar dhe viktimë janë pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe kjo rënie është -40 për qind”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës