Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë, dhe lokalet përcjellëse të dy personave të dyshuar serbë, në Komunën e Shtërpcës.
Gjatë operacionit të djeshëm, PK ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, me shtatë karikatorë dhe 166 fishekë të kalibrit 7.62 milimetër, një granatë dore M-50, një pistoletë EkolTuna me një karikator dhe gashtë fishekë, një armë “Toz“ me tre karikatorë dhe 178 fishekë të kalibrit 5.6 milimetër, dhe disa gjëra tjera.
Sipas njoftimit, të arrestuar nuk ka. Me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt