LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arrestoi dy rusë, po kalonin ilegalisht kufirin me Serbinë

Policia e Kosovës arrestoi dy rusë, po kalonin ilegalisht kufirin me Serbinë

Strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rusë.  Dy prej tyre u kapën sot duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në fshatin Sharpel, në veri të Kosovës.

Policia kufitare i ndaloi ata derisa po udhëtonin me veturë në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kontrabandistët, për të dalë nga Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndaluar një automjet me targa malazeze të cilin po e drejtonte një person mashkull, shtetas rus.


Sipas policisë në automjet ka qenë edhe një pasagjere, po ashtu shtetase ruse.

Siç raporton Klan Kosova, duke u thirrur në burime të saj, rusët Igor K. dhe Marina V., po bartnin me vete në makinë edhe disa pajisje të dyshimta, të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Për mashkullin e arrestuar strukturat kosovare të sigurisë po dyshojnë se ka edhe përvojë ushtarake. Me veshje të tilla Igori është parë edhe në disa fotografi të siguruara nga televizioni.

Megjithatë, ata momentalisht po dyshohen vetëm për trajtim ilegal të kufirit. Me urdhër të prokurorit dy shtetasëve rus u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori