Policia britanike ka vrarë një qen problematik në mes të ditës në perëndim të Londrës, kjo pasi kafsha kishte vrarë një qen tjetër.

Një video e cila u publikua në X tregon aksionin e oficerëve në Londër në përndjekje të këtij qeni, transmeton Telegrafi.


Siç shihet në video, njëri prej oficerëve i drejtoi armën qenit dhe qëlloi në drejtim të tij, në atë që u dëgjua një krismë; nuk dihet nëse plumbi e kapi qenin, pasi ai shihet duke vrapuar tutje dhe oficerët filluan ta ndiqnin.

Policia metropolitane e konfirmoi se qeni është vrarë për të parandaluar lëndime të mëtejshme. /Telegrafi/