Një djalë 11-vjeç që ishte detyruar me forcë nga babai dhe njerka të jetoj brenda një barele dhe kishte ngrënë jashtëqitjen e tij, është shpëtuar nga policia në qytetin brazilian Campinas.

Policia ushtarake në Sao Paulo ka bërë të ditur se policët i ishin përgjigjur një telefonate anonime, për një veprim të kundërligjshëm brenda një ndërtese dykatëshe në Jardim Itatiaia, transmeton Telegrafi.


Në video shfaqen forcat e rendit duke u futur brenda dhe gjejnë djaloshin e keqtrajtuar, pa rroba në trup dhe i lidhur me zingjirë brenda një kontejneri të vogël të metaltë që ishte vendosur në skaj të ballkonit.

Mediat braziliane raportojnë se djaloshi kishte jetuar brenda kontejnerit të metaltë për afro një muaj dhe se fytyra e tij ishte mbuluar me jashtëqitje dhe urinë.

Ai ishte ushqyer me lëvore të bananeve dhe ishte detyruar me raste të ha jashtëqitjen e tij – me qëllim që të mbijetojë. E babai i djaloshit dhe njerka që kishin abuzuar me të, janë arrestuar nga policia. /Telegrafi/