LAJMI I FUNDIT:

Policia boshnjake gjen tre trupa të djegur në një shtëpi në Sarajevë, vëllai i madh vrau të voglin dhe gruan e tij – hodhi edhe një bombë

Policia boshnjake gjen tre trupa të djegur në një shtëpi në Sarajevë, vëllai i madh vrau të voglin dhe gruan e tij – hodhi edhe një bombë

Trupat e tre personave janë gjetur në një shtëpi private në Sarajevë, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur aty për shkak të zjarrit dhe bëhet fjalë për vdekje të lidhura me një mosmarrëveshje familjare.

Zjarrfikësit ndërhynë mbrëmjen e së enjtes pas raportimit për një shpërthim dhe zjarr në një shtëpi në vendbanimin Shirokaça, në pjesën e vjetër të qytetit, ku gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje.

“Ne mund të konfirmojmë se tre trupa u gjetën në shtëpi”, tha Azra Bavçiq, zëdhënëse e Prokurorisë së Qarkut të Sarajevës, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të mëngjesit të së premtes dhe të raportuara nga mediat e atjeshme, kjo tragjedi ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes dy vëllezërve, pas konflikteve të ndërsjella që kanë zgjatur prej muajsh, të cilat janë parë edhe nga fqinjët.

Supozohet se vëllai i madh vrau vëllain e vogël dhe gruan e tij të enjten në mbrëmje, dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. Sipas Dnevni avaz, që citon një familjar, autorë të përplasjes kanë qenë vëllezërit Almir dhe Muamer Çesir.

“Almir Çesiri erdhi me armë dhe fillimisht shkrepi pesë-gjashtë plumba për t’i trembur. Ai fillimisht e plagosi Muamerin në këmbë, gruaja vajtoi dhe policia tha: “qetësohuni”. Më pas Almiri hodhi një bombë dhe gjithçka mori flakë fqinji i telefonoi menjëherë për të shtënat, kështu që erdhi policia”, tha xhaxhai Kasim Çesir.

Trupat që u gjetën pas shuarjes së zjarrit janë djegur plotësisht. Po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj tragjedie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori