LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston në seancë gjyqësore aktivistin e VV-së, Arianit Beqirin

Policia arreston në seancë gjyqësore aktivistin e VV-së, Arianit Beqirin

Në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit të akuzuar për terrorizëm, policia ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.

Arrestimi i Beqirit ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore.


Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri, i cili ishte prezent me ekipin e mediave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën gjyqësore ndaj katër aktivistëve. Arrestimi tij ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore.
Veprimet e tilla të Policisë së Kosovës e paraqesin kontributin që ajo po jep në padrejtësinë që po zhvillohet ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Mostransparenca e organeve të drejtësisë nuk mund ta mbulojë këtë padrejtësi që po iu bëhet këtyre aktivistëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori