LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston në Leposaviq bashkëpuntorin e ngushtë të Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

Policia arreston në Leposaviq bashkëpuntorin e ngushtë të Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Personi i ndaluar me inicialet M.K është ndaluar për 48 orë. Lajmin për Telegrafin e  ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“I dyshuari është arrestuar në rrugët e Leposaviqit dhe më pas i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku janë konfiskuar disa prova materiale. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e identitetit’”, ka thënë Elshani.


Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.

Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.

Sipas mediave në gjuhën serbe M.K ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i Këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

Ishte bashkëpunëtor i ngushtë ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtari në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.

Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori