LAJMI I FUNDIT:

Policia aksion të gjerë në të gjitha rajonet e Kosovës

Policia aksion të gjerë në të gjitha rajonet e Kosovës

Në vazhdën e aksioneve të shumta, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të tillë në të gjitha rajonet e Kosovës.

Me këtë rast aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njësit vartëse nga drejtoritë rajonale policore, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

“Implementimit i planit operacional të quajtur ,,Qershori 2016’’, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (29) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (7) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.


Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës, raste këto të administruara në nivel lokal policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (176) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre ;

Shtetase të Shqipërisë ——-115

Shtetase të Malit të Zi ——-1

Shtetase e Moldavisë ——–1

Shtetase e Bullgarisë ——–1

Shtetase të RKS-së ——— 58

Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lendeve në fjalë.

Ndërsa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit të lokaleve janë sekuestruar;

Një (1) armë TT me (8) copë municion përkatës,
Dy (2) shufra,
Një (1) sprej,
Një (1) boks i hekurit,
Një (1) thikë ushtarake.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori