Aksion i gjerë i Policisë në rajonin e Prishtinës, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në rajonin e Prishtinë ku ka arrestuar disa persona të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve
“Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.
Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’ rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë”, ka njoftuar policia.
Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar; një revole, disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.
Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës