LAJMI I FUNDIT:

Policia me aksion në Prishtinë e Obiliq sekuestruan një peshore digjitale, fishekë, antiplumb, 4 USB, 1 SD Card – arrestohen dy persona

Policia me aksion në Prishtinë e Obiliq sekuestruan një peshore digjitale, fishekë, antiplumb, 4 USB, 1 SD Card – arrestohen dy persona
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria ka kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:50, në Prishtinë dhe Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast dy persona (një burrë dhe një grua) janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kryer veprën “Blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.


“Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.

“Një mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori