Paul Pogba thuhet se e dëshiron rikthimin te Juventusi, para transferimit te Real Madridi.

Mesfushori francez tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Manchester United dhe vera e vitit 2020 do të jetë vendimtare për të.


Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër është e gatshme të bëjë marrëveshje me Unitedin, duke i ofruar shërbimet e Mario Mandzukicit dhe një shumë të parave për ta transferuar francezin.

pogba 1

Por, ky transferim është i pamundur të ndodhë në afatin e dimrit, derisa kampioni i Serie A-së duhet të pres deri në verën e ardhshme.

Në këtë verë që shkoi edhe Zinedine Zidane tentoi ta transferonte bashkëkombësin e tij në Santiago Bernabeu, por në fund marrëveshja nuk u materializua.

Pogba ishte pjesë e Juventusit për tri sezon, derisa ishte largua nga Old Traffordi për t’u rikthyer më pas në vitin 2016 për një shumë rekorde rreth 105 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app