Poezi nga: Louis Macneice
Përktheu: Maksim Rakipaj
Nuk jam lindur ende; më dëgjoni pak.
Mos i lini lakuriqët e natës të më pinë gjakun,
as miun, hermelinin, lugatin me këmbë si shkopij të më qasen.
Ende nuk jam lindur, ngushëllomëni.
Druhem, mos skota njerëzore, mes muresh të lartë më muros,
me droga të forta më shastis, me rrena të bukura më josh,
me të zeza mundime më mundon, në banja gjaku më lan.
Ende nuk jam lindur, dua të kem
ujë të më përkundë, bar për mua të rritet, pemët
me mua të flasin, qielli për mua të këndojë, zogj
dhe një dritë e bardhë mendjen të ma udhëheqë.
Ende nuk jam lindur; më ndjeni
për mëkatet që njerëzimi me mua do të kryejë,
për fjalët që do të them kur të më flasin,
për mendjen time kur të mendojë
për tradhëtinë ku tradhtarët do të më ngatërrojnë,
për jetën time kur ata me duart e mia do ta vrasin,
për vdekjen time, kur ata pas meje të jetojnë.
Ende nuk jam lindur; këshillomëni
ç’duhet të bëj dhe si të përgjigjem
kur të moshuarit të më mësojnë, zyrtarët të më mburren,
malet të më vrënjten, dashnorët të më tallin,
shkumba e dallgëve të më nxitë për marrëzi,
shkretëtira të më dënojë me harrim,
lypësi të mos pranojë lëmoshën time
dhe bijtë e mi të më mallkojnë.
Ende nuk jam lindur; më dëgjoni pak,
mos lejoni njeriun shtazë apo atë që e di veten Zot
të më qasen.
Nuk jam lindur ende; mbushmëni me fuqi kundër atyre
që ndjenjat njerëzore do të duan të m’i ngrijnë,
që do të duan në makinë vrasëse të më shndërrojnë,
dhëmbëz ingranazhi të më bëjnë, diçka pa ngjyrë,
thjesht një send, kundër atyre që do të duan të më zvetënojnë,
që do të duan të shpërbëjnë
si push plepash të më fryjnë andej-këndej
dhe këndej-andej dhe si ujët me duar të më derdhin.
Të mos më derdhin si ujët dhe të mos më flakin si gur.
Përndryshe, më mirë të më vrasin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia

Shqiptarët shtetin e shohin si forcë të huaj!
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin
Për dashurinë dhe vdekjen: Historia tragjike e një shkrimtari

"As Ahmet Zogu s’është tradhëtor dhe as Fan Noli s’është bolshevik"

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk