LAJMI I FUNDIT:

Podujeva dhe një pjesë e Prishtinës pa ujë

Podujeva dhe një pjesë e Prishtinës pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se sot duke filluar nga 08:00 deri në orën 18:00, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.

“Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë. Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm, qyteti i Podujevës me fshatra përreth (përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit), të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, Lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë dhe lagjja ‘Arbëria’, me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/