Mauricio Pochettino ndjeu zemërimin e tifozëve të Chelseat që udhëtuan për ta mbështetur nga afër skuadrën në barazimin 2-2 ndaj Brentfordit, që doli të jetë pikërisht në ditën kur tekniku argjentinas mbushi 52 vjet.
Trajneri u ofendua nga një pjesë e tifozëve, të cilët i kërkuan argjentinasit ‘të zhduket’ dhe kërkuan që Jose Mourinho të rikthehej përsëri në ekip.
Sidoqoftë, Pochettino duket se nuk është i shqetësuar për këtë dhe kur u pyet për raportin e tij me tifozët ai tha: Nuk jam i shqetësuar. Ne duhet ta pranojmë këtë raport.
“Mua më kanë treguar për koret e tifozëve, por nuk i kam dëgjuar të jem i sinqertë. Nuk e di. Më duhet të besoj. Unë nuk e kam dëgjuar, por është normale. Ne ishim duke humbur ndeshjen me rezultat 2-1 dhe është e natyrshme të shfaqësh nervozizmin. Unë jam njëri nga përgjegjësit për këtë rezultat, unë jam trajneri”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Dikush më pyeti mua, a e ndjeni dashurinë nga tifozët? Jo. Ju duhet ta ndërtoni këtë marrëdhënie dhe ju ndërtoni marrëdhënien duke fituar ndeshjet. Unë nuk do të kërkoj asgjë, do të vazhdojë të punoj dhe të ndryshojë këtë përceptim”, është shprehur argjentinasi.
Me këtë barazim, Chelsea pozicionohet në mes të tabelës dhe shumë larg garës për top katërshe. Pochettino gjithashtu ka mbetur pa fitore në çdo ndeshje që ka drejtuar në ditëlindjen e tij, një rekord i keq i cili po vazhdon të zgjerohet./Telegrafi/