Mauricio Pochettino thuhet se do të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është një lajm i madh për tifozët e futbollit amerikan, veçanërisht pas eliminimit zhgënjyese të ekipit në fazën e grupeve në Copa America këtë verë dhe shkarkimit të ish-trajnerit Gregg Berhalter.
Pochettino, i cili më parë drejtoi Tottenhamin dhe Chelsean, ishte një kandidat kryesor për këtë post. Megjithëse federata shqyrtoi opsione të tjera, por argjentinasi u shfaq shpejt si favorit.
🚨🇺🇸 Mauricio Pochettino becomes the new USMNT manager, leading the US to World Cup 2026.
After contacts with several managers, former Chelsea and Spurs head coach says yes to proposal and project, as per reports in US overnight.
Poch’s back. 🤝🏻 pic.twitter.com/e6JmmU2AGz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2024
Pavarësisht se nuk ka menaxhuar kurrë një ekip kombëtar, argjentinasi ka një histori të fortë në nivel klubesh.
Ai udhëhoqi Tottenhamin deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, fitoi një titull në Ligue 1 me Paris Saint-Germain dhe së fundmi ndihmoi Chelsean të siguronte kualifikimin në garat evropiane. /Telegrafi/