Pochettino mbërrin në terrenin stërvitor të Chelsea

Chelsea ka publikuar një video të Mauricio Pochettino duke mbërritur në terrenin stërvitor Cobham.
Sot nis puna e tij si trajner i bluve, ndërsa atë e pret një punë e madhe, duke ditur se skuadra në edicionin e kaluar pati paraqitje të dobëta.
Ata kanë mbetur jashtë çdo gare evropiane dhe përgjegjësia kryesore e Pochettinos është që t'i rikthejë ata sërish në majat e futbollit.
Argjentinasi pritet të zhvillojë sot një takim me lojtarët e Chelseat, ndërsa nesër është planifikuar një seancë stërvitore.
Skuadra londineze tashmë është e zënë me transferime dhe largime të futbollistëve, ndërsa shpresojnë që sezonin 2023/24 të rikthejnë trofeun e Ligës Premier në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































