Pochettino flet si trajner i Chelseat: Këtu është kulturë fitoreje

Pas zyrtarizimit si trajner i Chelseat, Mauricio Pochettino ka dalë në fushën stërvitore për herë të parë dhe më pas ka dhënë një deklaratë si trajner i ri i Bluve.
“Për mua është kënaqësi dhe nder të jem i përfshirë te klubi futbollistik i Chelseat... Është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe natyrisht se ishte lehtë për neve që ta merrnim vendimin për të ardhur këtu”.
“Ajo që duam është që ta sjellim lumturinë sërish në këtë klub të madh... Historia e Chelseat është të fitojë... Mendoj se këtu është një kulturë fitoreje”, ka deklaruar mes tjerash trajneri.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































