Edhe një duet shumë shpejt do ta dëgjojmë në tregun muzikor shqiptar.

Tashmë është konfirmuar një bashkëpunim mes dyshes së muzikës shqiptare, të cilët njihen për shumë hite ndër vite.


Capital T dhe Majkun së shpejti do t'i shohim në një projekt të përbashkët, i cili pritet të jetë edhe një hit i fillimi vitit.

truekapo 27578758 416420945463712 4790049778232721408 n

Ka qenë vetë Capital T ai që ka konfirmuar bashkëpunim nga një video teksa procesojnë xhirimet e videoklipit në montazh.

"Së shpejti", ka qenë shkrimi që e ka shoqëruar një fotografi në llogarinë personale të Capital T.

majkaveli 27575611 285938281937437 4125647062282797056 n

Theksojmë se deri më tani këtë dyshe nuk e kemi parë në ndonjë bashkëpunim të tillë muzikor.

Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar këngë të reja, por të cilat do t'i sjellin ndaras nga njëri-tjetrit. /Telegrafi/