LAJMI I FUNDIT:

Po sikur emigrantët të thonë: Duam të kthehemi!

Po sikur emigrantët të thonë: Duam të kthehemi!

Më kujtohet që dikur, aty nga vitet 1960-70 ishte problem kur në shtëpitë tona në qytete vinin për vizitë të afërt ose miq nga fshati. E ka trajtuar këtë çështje edhe filmi “Kapedani”.

Nga njëra anë gëzoheshim kur ata vinin, sepse sillnin dashuri, miqësi, gëzim, çmalleshin njerëzit me njeri-tjetrin. Edhe na sillnin ndonjë produkt fshati nga ekonomia familjare.

Mirëpo, me kalimin e ditëve, vinte koha për të ikur. Edhe të zotët e shtëpisë i përcillnin me dashuri miqtë nga fshati, por ndoshta edhe me pak lehtësim. Po sikur miku nga fshati te dera e apartamentit të pendohej dhe të kthehej duke thënë qartazi fjalinë e tmerrshme: “E di ç’kam, po qëndroj edhe nja dy javë te ju!” Të gjithë do të ishin lemerisur.


Jo më kot, disa krahina te ne kanë shprehjen: “Miku, është budalla!”, nuk dihet se kur vjen e kur ikën, tekat e tij duhen plotësuar, njësoj si të një fëmije apo të dikujt që ka probleme psikologjike të rënda.

E kemi shtruar ndonjëherë çështjen: Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: “Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!”

Atë ditë të 15 gushtit kur shihja radhët e veturave të emigrantëve në kufi, m’u kujtua pikërisht skena kur miku nga fshati ishte duke kapërcyer pragun e shtëpisë për të ikur. Po sikur të kthehet? Atë ditë të 15 gushtit, kur askush fillimisht nuk merrej me fatin e emigrantëve për të kaluar kufirin, në fakt të gjithë autoritetet ishin të interesuar që ata të iknin!

Po sikur t’u mbushet mendja dhe të thonë: “Ashtu? Nuk çan kokën ndokush për të na ndihmuar të ikim? Atëherë po kthehemi!”

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Kalo në kategori