Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj, ka thënë se rasti i mbrëmshëm ku mbeti i vrarë një person e pesë të tjerë u plagosën është alarm për sigurinë në vend.
Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se 100 plumbat që u shkrepën mbrëmë mund t’i sillnin 100 viktima.
“Mbi 100 plumba të shkrepur në një dendësi banorësh kanë mund të rezultojnë me 100 persona të vdekur. Prishtina është tronditë… kemi minimum tri vepra penale dje. Duhet trajtim i veçantë nga policia dhe prokuroria në mënyrë që Prishtina të jetë vend i sigurt. Jemi gati më rrëshqit në një shtet të pasigurt ku për kafe duhet me dalë me anti-plumb”, tha ai.
Tutje ai tha se shteti është përgjegjës për sigurinë e çdo qytetari në vend dhe se sipas tij duhet të marrë masa preventive.
Edhe sociologia Flakë Ymeri kritikon shtetin për shtimin e gjuajtjeve me armë dhe vrasjeve.
“Parametrat e sigurisë nuk janë të mirë. Kjo tashmë po shihet. Në Kosovë çdo të dytën apo tretën javë po ndodhin vrasje. Siguria e jetës së qytetarëve ka një çalim”.
Ajo thotë se vrasjet në Kosovë nuk duhet të minimizohen pasi ato po ndodhin në vende të banueshme.
“Dikush po zgjedh që të laj hesapet në rrugë duke rrezikuar jetën e të gjithëve”.
Sociologia thotë se pavarësisht reklamave për shtimin e numrit të policëve nuk po japin rezultate.
Ndryshe, mosmarrëveshjet e mëhershme mes dy grupeve të armatosura ishin shkaku i përleshjes së armatosur në Prishtinë, mbrëmjen e 1 shtatorit, që la të vrarë një person, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Gazmend Zajmi” dhe gjatë të shtënave u plagosën edhe pesë persona.
Prokuroria Themelore tha se pesë të dyshuarit, të cilët kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe “për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”.
Autoritetet gjyqësore e kanë klasifikuar këtë rast si vepër penale “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore tha po ashtu se përveç pesë të plagosurve, autoritetet po punojnë në identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në të shtënat në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë