Po raportonte për motin, gazetari shtyp butonin për “filtër” gabimisht – pamjet bëhen virale

Një reporter i lajmeve televizive në Karolinën e Veriut i cili po diskutonte për reshjet e para të sezonit ishte “ndërprerë” - dhe pa njohurinë e tij - nga disa filtra kamerash qesharakë gjatë një pjese të fundit të drejtpërdrejtë në Facebook.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Justin Hinton supozoi se ai do të raportonte për reshjet e borës në Madison County, por përveç mbulimit të motit, fytyra e Hinton ishte e mbuluar me tipare të animuara.
Dhe këto pamje, siç thuhet më tej, tanimë janë bërë virale.
"Kur e kuptoni që të gjithë po shikonin FB-në tuaj drejtpërdrejt dhe nuk e kishit idenë që një gjenerator i rastësishëm i filtrit ishte i ndezur", ka shkruar Hinton, pas transmetimit që nuk shkoi siç duhet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































