LAJMI I FUNDIT:

Po ngjitet Chelsea, e kalon Liverpoolin (Video)

Po ngjitet Chelsea, e kalon Liverpoolin (Video)

Chelsea e ka regjistruar fitoren e dhjetë sezonale në Ligën Premier duke mposhtur Norwich Cityn me rezultat 1-2 në Carrow Road.

Që në minutën e parë të ndeshjes, Blutë kaluan në epërsi me anë të Robert Kenedy, i cili me një goditje fantastike shënoi në portën e vendasve.

Në fund të pjesës së parë, rezultati u dyfishua. Diego Costa pranoi një asistim nga Traore dhe e shënoi golin e dytë nga një pozitë e dyshimtë (45’+1).


Krejt çfarë bënë vendasit në gjysmën e dytë ishte një gol i shënuar nga Nathan Redmond (68’).

Kjo fitore e pozicion Chelsean në vend të tetë në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Liverpooli që është i 11-ti në tabelë (por me një ndeshje më pak të zhvilluar).

Blutë janë tetë pikë larg vendit të katërt (Manchester City) që çon në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, lideri Leicester City ka luajtur baras (2-2) kundër WBA-së dhe Tottenhami do të barazohet me pikë me fitore eventuale kundër West Hamit. /Telegrafi/

Goli i Kenedy ndaj Norwich

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 1 March 2016

Goli i Costas ndaj Norwich City FC

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 1 March 2016

1-2: Goli i Nathan Redmond ndaj Chelsea Football Club.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 1 March 2016

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori