Në ekran shfaqen vreshta rrushi të mëdha e të mbushura. Ngjyra e kuqërremtë përzier me pak të blertë, bën që vetiu të ndjesh në gojë shijen e ëmbël dhe gjithë lëng. Pastaj shfaqen hardhi sa një bojë njeriu, rresht njëra pas tjetrës në një hapësirë që ngjan si e qëndisur për merak. Subtitrat e lajmit thonë “Emigranti që u bë vreshtar” dhe gazetarja tregon historinë e një burri në të dyzetat që, pas vitesh pune në vreshtat e Sicilisë, u kthye në vendlindje, një nga fshatrat e Lushnjës, dhe nisi të kultivonte varietetin që kishte marrë nga përtej detit.
Më bën përshtypje që ky njeri i punës dhe i suksesit shënohet në titull thjesht si ish-;migrant, emri i tij përmendet kalimthi vetëm një herë nga gazetarja, ndërkohë që gjatë javës kam parë një mori lajmesh për krime, shumica e të cilëve qysh në titull shpallin me të madhe emrin e kriminelit. Me një fjalë na serviret një pamje kokëposhtë: përmenden në publik ata që bëjnë keq dhe i lihen anonimatit ata që bëjnë mirë.
Dukuria bëhet më shqetësuese ngaqë lajmet për njerëz të punës e të sipërmarrjes janë fare të pakta si sasi dhe vendosen zakonisht në rubrika të veçanta, në të mbaruar të emisioneve të lajmeve, zakonisht në fundjavë. E kundërta ndodh me lajmet për krime e kriminelë që si rregull zënë kreun e vendit, janë të shumtë dhe vërshojnë ekraneve, gazetave e portaleve 24 orë në 24.
Një specialist komunikimi do thoshte se këtu s’ka ndonjë gjë të veçantë; kudo lajm i mirë është lajmi i keq. Kjo do të thotë se ngjarjet tronditëse e negative si vrasje, trafikim, aksidente etj. bëhen lajm më shumë sesa gjërat pozitive, mbase ngaqë ngjarjet me plumba, gjak, hetime, arrestime etj. ndodhin tak-fak, kurse ngjarje si krijimi i një vreshti model etj. shtrihen në vite e s’para bien në sy.
Më tej akoma, do sqaronin specialistët e komunikimit, edhe njerëzit në përgjithësi janë më të prirur të dëgjojnë e të ndjekin lajme të këqija, jo se kjo u pëlqen apriori, por se është një prirje e stamposur në gjene: gjatë dhjetëra mijëra vjetëve evolucion kanë mbijetuar më shumë njerëzit që përqendroheshin me përparësi tek rreziqet dhe përpiqeshin të mbroheshin prej tyre.
Një analist i specializuar për të trajtuar probleme të medias në përditshmëri, do të prirej nga shkaqet më konkrete dhe do ta lidhte anomalinë “kriminelët në pah, njerëzit e punës dhe të sipërmarrjes në hije”, me shkaqe më konkrete si p. sh. komoditeti i gazetarëve. Është shumë më lehtë të gjurmosh lajme nga komunikatat e policisë dhe të organeve të tjera ligjzbatuese, sesa të rropatesh poshtë e lartë vendit për të gjetur e hulumtuar gjëra të rëndësishme, por jo të bujshme.
Një sociolog do t’i shpërfillte mbase shkaqet dhe do na shtynte të përqendroheshim te pasojat e anomalisë në fjalë. Mund të argumentonte p. sh. se krimet janë më të shumta në ekrane, gazeta e portale sesa në jetë dhe ky shpërpjesëtim krijohet ngaqë mediat kërkojnë me përparësi sensacionalen, rrjedhimisht edhe krimin e kriminelët. Mund të shtonte pastaj se krijimi i kësaj pamjeje fiktive e kokëposhtë sjell dy gjëra të këqija, paçka se të kundërta me njëra-tjetrën.
Duke kultivuar bindjen se jetojmë në një shoqëri të mbytur nga krimi, mund ta shtyjnë shikuesin a lexuesin në një lloj apatie që do të përmblidhej te klithma hamletiane: kjo botë u shthur, o prapësi o dreq, po unë s’marr mundimin të të ndreq. Në këtë klimë njeriu gradualisht humbet ndjeshmërinë ndaj dhunës në botën reale, gjë që potencialisht shpie në apati, por edhe në mungesë ndjeshmërie ndaj viktimave.
Por, mund të ndodhë dhe e kundërta, raportimi i tepruar dhe i sensacionalizuar i krimit mund të krijojë një ndjenjë të shtuar frike te publiku. Kjo do të shpinte në perceptim të ekzagjeruar të rrezikut, në dyshime gati paranojake ndaj njerëzve që kemi përreth dhe rrjedhimisht në ulje të kohezionit social që e kemi të ulët edhe pa “kontributin” e gazetarisë së sensacionit.
Kriminelët po na bëhen si rob shtëpie dhe kjo është për t’u shqetësuar, se siç thoshte i pari: Po fjete me qen, me pleshta do gdhihesh …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës