LAJMI I FUNDIT:

Po mbanin armë në brez brenda një lokali nate, arrestohen dy të dyshuarit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Po mbanin armë në brez brenda një lokali nate, arrestohen dy të dyshuarit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, 38 dhe 30 vjeç, pasi dyshohen për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Në njoftimin për media thuhet se të njëjtit po mbanin me vete në brez armë zjarri, në një lokal nate në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

“Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri”.


“Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të këtij lokali”, thuhet në komunikatë.

Pasi janë kontrolluar të dyshuarit, te personi me inicialet RR.S i moshës 38 vjeçare, është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me një karikator dhe shtatë fishekë.

“Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me të, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet tutje.

Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori