Varësia nga sheqeri mund t’ju shkaktojë probleme të shumta dhe për t’i evituar ato shpesh na duhet të heqim dorë nga shumë ushqime të cilat shumë prej nesh e kanë të vështir ta përballojnë një ditë pa to, e në grupin e këtyre produkteve të dëshiruara hyn edhe çokollata.
Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Ajo është e pasur me bakër, magnez, kalium , kalcium dhe hekur .
Falë përbërësve të saj ajo ka veti antinflamatore, ndihmon në humbjen e peshës, parandalon tumorët si dhe është insulino–rezistentë, po ashtu ka shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeriu që e konsumon
Por fatkeqësisht në këtë industri ka shumë lloje të çokollatave me sheqer të tepruar gjë e cila mund të na shkaktoj dëme shëndetësore, andaj duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e tyre, rekomandohet konsumimi i çokollatave pa sheqer ose ato lloje që kanë përqindje të lartë të kakaos që të përfitoni dobitë e vërteta të saj.
Kakao përmban shumë antioksidantë dhe për këtë arsye konsiderohet një ushqim i vërtetë për bukurinë. Kjo është arsyeja pse e njëjta vlen edhe për çokollatën pa sheqer të shtuar: sa më e lartë të jetë përmbajtja e kakaos, aq më mirë.
Ku mund të blini çokollatë pa sheqer të shtuar?
Ju nuk merrni 100% çokollatë kudo. Fatkeqësisht, kjo vlen edhe për ëmbëlsirat e tjera pa sheqer.
Sidoqoftë, tashmë ka çokollatë pa sheqer të shtuar edhe në Kosovë, atë mund ta gjeni në Super Viva, çokollatën e brendit Coop, kjo çokollatë shijon një mijë herë më mirë sesa duket.