Po ju ndodh edhe juve? Kjo është arsyeja pse qenit i pëlqen të ndjekë gjurmët e pronarit të tij

Kudo që të shkoni, ai është me ju, madje edhe ju kurrë nuk arrini ta ndani atë nga vetja, edhe me ndihmën e ëmbëlsirave të tij të preferuara
Në shkrimin tonë do të gjeni arsyet më të zakonshme për nevojën e qenit për të ndjekur pronarin në çdo hap, transmeton Telegrafi.
Qeni dëshiron të jetë pranë jush
Kafsha juaj mund të jetë vetëm një pjesë e botës suaj, por ju jeni e gjithë bota e tij. Nëse qeni juaj po ndjek hapat tuaj, ai dëshiron të përfshihet në gjithçka që bëni.
Ai është më i lumtur kur është në prehrin tuaj
Ai ju sheh si një udhëheqës. Meqenëse qentë e sotëm janë në të vërtetë pasardhës të ujqërve, ata e shohin veten dhe ju si një tufë e vogël, por krejtësisht legjitime. Në atë histori, ju jeni udhëheqësi i grupit, dhe detyra e të gjithëve në të është t'ju ndjekin.
Meqenëse qeni juaj ju sheh si një udhëheqës grupi, ai ndien nevojën për t'ju ndjekur dhe siguruar një mbrojtje.
Ai është i shqetësuar
Nëse miku juaj me katër këmbë ulërin me trishtim sa herë që dilni nga shtëpia, gërvisht pjesën e brendshme të derës sikur ju lutet ta merrni me vete dhe nuk ndahet nga ju as në momentin që ktheheni në shtëpi, është shumë e mundur që ai vuan nga ankthi.
Qentë tanë duan të jenë pjesë e botës sonë dhe të dinë gjithçka për ne. Ata mund të duket se i futin hundët aty ku nuk i përkasin, por për ta thjesht nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të ndjekin hapat tuaj.
/Telegrafi/




















































