Shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) janë duke mbajtur një takim në Uzbekistan, ku marrin pjesë përfaqësues të tetë anëtarëve të përhershëm, si dhe vëzhgues të të gjithë procesit.
Siç pritej, takimi i krerëve të shteteve anëtare të kësaj organizate ishte veçanërisht interesant për faktin se presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, rrallëherë vendos të udhëtojnë jashtë vendit.
Edhe pse tashmë gjatë ditës së parë të takimit u zhvilluan takime të shumta në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, ajo që intrigoi shumë ishte qasja diametrike e zyrtarëve ndaj presidentit kinez, Xi Jinping dhe liderit rus, Putin.
Le të fillojmë me radhë, ndryshimi i parë që vunë re shumëkush është ndryshimi në pritjen e dy presidentëve. Presidenti kinez arriti në Uzbekistan në mbrëmje dhe në aeroport u mbajt një shfaqje e tërë në të cilën morën pjesë shumë kërcimtarë.
Përveç kësaj, presidenti Shavkat Mirziyoyev, si dhe zyrtarë të tjerë uzbekë, përfshirë kryeministrin, Abdul Aripov dhe ministrin e Jashtëm, Vladimir Norov, mirëpritën në aeroport Xi Jinpingun.
“Miqësia midis Kinës dhe Uzbekistanit ka zgjatur për më shumë se 2000 vjet dhe është ende plot forcë dhe vitalitet”, tha Xi Jinping.
Nga ana tjetër, presidenti rus arriti në Uzbekistan gjatë ditës, por pritja që iu bë në aeroport ishte shumë më modeste gjersa dukshëm kishin dalë ta takonin zyrtarë nga Uzbekistani.
Po ashtu, një nga gjërat që shumëkush ka vënë re është ajo që ka të bëjë me takimin e Putinit me presidentin e Kirgistanit, Sadir Japarov.
Ndonëse takimin e kaloi në një atmosferë të këndshme dhe duke folur për bashkëpunimin ekonomik, shumë veta vunë re se edhe këtë herë Putinit i ndodhi e njëjta gjë si në takimin me disa liderë të tjerë, përkatësisht se atij iu desh të priste disa minuta për ardhjen e tij, e cila gjë në diplomaci shpeshherë përkufizohet si një lloj shenje “mos respekti”.
Pavarësisht se Putin në këtë takim nënshkroi një sërë marrëveshjesh dypalëshe në lidhje me bashkëpunimin e Federatës Ruse me vendet e pjesës qendrore të Azisë, shumë venë re se Xi Jinping konfirmoi në takimet dypalëshe me presidentët e vendeve se Kina do të luajë një rol dukshëm më të madh në “oborrin rus” tradicional.
Konkretisht, para fillimit të takimit në Samarkand, Xi Jinping zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë kazakë dhe ndër të tjera nënshkroi një dokument për bashkëpunim në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Kina luan një rol të rëndësishëm në botë në shumë dimensione të fuqisë ushtarake. Në përgjithësi, Kina dëshiron të ketë një pjesë më të madhe të sferës së ndikimit në Kazakistan dhe në rajon”, thanë analistët kazakë.
Krahas takimit me presidentin kazak, Xi Jinping në ditët në vijim do të zhvillojë edhe një sërë takimesh të tjera me liderët e vendeve të Azisë Qendrore dhe secila prej tyre do të ketë një qëllim – të forcojë ndikimin e Kinës në këtë rajon.
“Kina është një mik i besueshëm dhe një partner strategjik gjithëpërfshirës dhe marrëdhëniet midis Uzbekistanit dhe Kinës mishërojnë plotësisht parimin e respektit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë dhe përfitimit reciprok”, tha presidenti uzbek pas takimit me homologun kinez.
Mesazhe të ngjashme ka dërguar edhe Xi Jinping pas takimit me përfaqësuesit e Mongolisë, Turkmenistanit dhe Taxhikistanit.
“Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të Azisë Qendrore për të forcuar bashkëpunimin përmes mekanizmit ‘Kina dhe pesë vendet e Azisë Qendrore’, për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe për të ruajtur së bashku paqen”, tha Xi.
https://www.youtube.com/watch?v=r8k6BIhgPPI
Natyrisht, është iluzore të pritet që Rusia të humbasë ndikimin e saj në Azinë Qendrore brenda natës.
Në takime, Putini i kushtoi shumë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me dërgimin e gazit në këto vende dhe kjo sigurisht do të jetë baza e bashkëpunimit rus me këto vende në vitet e ardhshme.
Megjithatë, nëse analizohet pritja e të dy presidentëve, rrjedha e bisedimeve dhe dokumentet që u nënshkruan, mund të pritet që me kalimin e viteve, Kina të fitojë gjithnjë e më shumë ndikim në oborrin tradicional rus.
Edhe pse Xi Jinping dhe Vladimir Putin i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si jashtëzakonisht miqësore dhe i dërguan një sërë mesazhesh të ashpra Perëndimit si armik të përbashkët, është më se e qartë për të gjithë se Moska po humbet një hap pas Pekinit në fushën e Azia Qendrore.
Në rast se financat bëhen çështja numër 1, atëherë pritet që miqësia mes dy fuqive nga lindja të fillojë gjithnjë e më shumë të vihet në pikëpyetje.
Megjithatë, në këtë proces shumë lehtë mund të ndodhë që të jetë tepër vonë për disa hapa në rivendosjen e ekuilibrit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump konfirmon planin për të përdorur ushtrinë për dëbim masiv të imigrantëve
Baerbock e Gjermanisë mbështet lëvizjen e SHBA-së për lejimin Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë
Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Trump konfirmon planin për të përdorur ushtrinë për dëbim masiv të imigrantëve
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk
Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni
Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një "selfie" me bishën
Baerbock e Gjermanisë mbështet lëvizjen e SHBA-së për lejimin Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit