Kancelarja Merkel u ka premtuar gjermanëve zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Rruga që ndjek ajo kalon nga Europa. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Por fillimin e bëri një takim në Berlin.
Të mërkurën (02.03) u zhvillua një takim i nivelit të lartë të partive të unionit qeverisës, CDU, CSU në zyrën e kancelares.
Më shumë se dy orë biseduan kancelarja Angela Merkel dhe kreu i partisë kristiansociale dhe kryeministri i landit bavarez, Horst Seehofer, që e kundërshton hapur politikën e Merkelit në lidhje me refugjatët.
Pas takimit asnjë deklaratë.
Duket se dallimet mes dy politikanëve gjermanë ende janë shumë të mëdha.
Angela Merkel këmbëngul në zgjidhjen europiane, Horst Seehofer në zgjidhjen nacionale dhe vendosjen e një kufiri maksimal për refugjatët.
Megjithatë takimi në zyrën e kancelares, me gjithë diferencat duhet t’i ketë vlejtur edhe një qëllimi tjetër: Mbajtjen e krahut kancelares në kohën e sfidave të ardhshme.
Aktualisht numri i refugjatëve në kufirin gjermano-austriak ka rënë.
Shifrat janë në “kufirin tre shifror mesatar” ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Berlin.
Por CSU beson se kjo ka të bëjë më shumë me motin e keq dhe jo me politikën e Merkelit.
Të premten Seehofer takon kryeministrin hungarez, Viktor Orban, njërin nga kundërshtarët e Merkelit në Europë.
Të premten kancelarja Merkel udhëton në Paris për të biseduar disa orë me presidentin francez, Francois Hollande, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert in Berlin.
Tri tema do të dominojnë në këtë takim. Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, luftimi i shkaqeve të braktisjes së vendlindjes dhe reduktimi i migracionit ilegal.
Edhe bllokimi i refugjatëve në Greqi dhe Ballkan do të jetë pjesë e bisedimeve.
Pamjet nga rajoni të mësojnë se sa e rëndësishme është gjetja e veprimit të përbashkët europian, tha Seibert.
Mbyllja e njëanshme e kufijve si një strategji nacionale do të rrisë barrën për vendet e tjera.
Bruksel: Samiti BE-Turqi
Të hënën zhvillohet në Bruksel samiti me Turqinë, ku pritet që të bëhet një bilanc i planit të veprimit që u koordinua mes BE-së dhe Turqisë në nëntorin e vitit të kaluar. Qëllimi është ulja “e dukshme dhe afatgjatë” e udhëtimit ilegal në Europë. Për këtë vendet e BE-së i kanë premtuar Turqisë ndihma miliardëshe.
Por edhe një samit tjetër i BE-së zhvillohet më 17 e 18 mars. Këtu do të debatohet gjerësisht për politikën europiane të refugjatëve, e do të synohet gjetja e një kursi të përbashkët. Por edhe rifunksionimi i hapësirës së Shengenit do të jetë në fokus të samitit. Nuk dihet nëse vendet e tjera të BE-së do të pranojnë propozimet e Merkelit dhe Komisionit Europian.
Merkel ka bërë të ditur se në këtë kohë do të bëjë bilancin e masave të marra dhe efektin në reduktimin e migracionit ilegal dhe kontrollimin e valës së refugjatëve. Një javë më parë, më 13 mars në tre lande gjermane zhvillohen zgjedhjet e landeve. Unionin e udhëhequr nga Merkeli e kërcënon rreziku i humbjes, gjë që lidhet drejtpërdrejt me krizën e refugjatëve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës