LAJMI I FUNDIT:

Grupi i tifozëve “Plisat” fillojnë kërkimet për Remzije Mustafën

Grupi i tifozëve “Plisat” fillojnë kërkimet për Remzije Mustafën

Remzije Mustafa nga Prishtina e cila është zhdukur që disa ditë, ende nuk është gjetur.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe qytetarë të shumtë janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e saj, ende nuk ka ndonjë rezultat.

Kërkimeve për ta gjetur Remzijen i është bashkuar edhe tifo grupi shqiptar, ‘Plisat’.


Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, e zhdukur qe gjashtë ditë
Lexo po ashtu Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, e zhdukur qe gjashtë ditë

“Gëzimi i njërit prej nesh është gëzim i të gjithë neve, ashtu si edhe halli i njërit prej nesh është hall i të gjithë neve! Ka disa ditë që qyteti ynë është tronditur nga lajmi se zonja Remzije Mustafa ka humbur! Ngjarjen e kanë lajmëruar fëmijët e zonjës Remzije ndërsa të gjithë ne e ndajmë dhimbjen me ta.Me këtë rast, ne si grup i tifozëve të kryeqytetit, jemi organizuar që të dalim në ndihmë të familjes dhe ta kërkojmë zonjën Remzije nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës”, thonë ata.

“Plisat”, po ashtu kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të iu bashkëngjiten atyre, për ta gjetur Remzijen.

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Remzije Mustafës
Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Remzije Mustafës

“I bëjmë ftesë të gjithë Plisave si dhe qytetarëve të Prishtinës e te fshatrave përreth që të fillojnë të kërkojnë në rrethinën e lagjeve e vendbanimeve të tyre, ndërsa organizimin për kërkimin e madh do ta bëjmë të shtunën. Takohemi prej orës 12:00 në fan club tek sheshi Zahir Pajaziti, ndërsa prej orës 13:00 nisemi të shpërndarë në terren. Në situata të vështira duhet të jemi të gjithë bashkë – Plisat në shërbim të qytetit e popullit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, Policia ka bërë të ditur se më datë 07.11.2019 është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, duke informuar Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në 0800 19 999./Telegrafi/

Ndërsa ditë më parë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,

analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj./Telegrafi/