Orkidenë mund ta rikuperoni me artikuj ushqimorë nga kuzhina
Orkideja quhet mbretëresha e luleve, prandaj kultivimi i saj është një sfidë e vërtetë.
Për të zbukuruar enterierin tuaj me bukuri, duhet t’i përkushtoheni orkidesë, transmeton Telegrafi.
Pleh për orkide
Përveç ujitjes së moderuar, ato kanë nevojë edhe për ushqim shtesë, sepse toka e tyre nuk mund t’u sigurojë atyre lëndë ushqyese të mjaftueshme.
Në vijim po ju japim tri receta që janë të thjeshta dhe të lehta për t’u bërë:
Lëvorja e bananes
Pjesa e brendshme e lëvores së bananes rekomandohet për të ushqyer orkidenë, sepse përmban fosfor, magnez dhe kallaj. Këto substanca do të ndikojnë në jetën më të gjatë të bimëve.
Qëroni dy banane, mbuloni me një gotë uji dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës.
Orizi
Hidhni një gotë oriz në ujë të nxehtë, përzieni butësisht, lëreni të gjithë niseshtenë të dalë për një orë dhe ujiteni me atë ujë orizi orkidenë.
Çaji i zi
Zhytni dy qese me çaj të zi në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për një orë, pas së cilës kohë mund ta ujisni orkidenë. /Telegrafi/